Tirana – Partizani do të përballen mes tyre në “Arenën Kombëtare” në orën 18:00.

Një takim shumë i rëndësishëm për objektivat e skuadrave, ku do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për fitoren. Pritet të prodhojë shumë emocione dhe spektakël kjo përballje që është më e famshmja e futbollit shqiptarë. 2 rivalët më të përbetuar të kryeqytetit, ku do të synojnë fitoren, e cila vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj, por në rastin e Tiranës në këtë sezon vlen edhe për mbijetesë.

E kur duhen edhe disa orë nga starti i këtij takimi, FSHF-ja ka vendosur për arbitrin e sfidës. Kështu kryesorë do të jetë Juxhin Xhaja. Ky i fundit nuk është aspak “fatsjellës” për “Demat”, të cilët në 10 derbit e gjykuar nga Xhaja kanë mundur të fitojë vetëm 2. Ndërkohë 4 herë kanë fituar bardheblutë dhe 4 herë të tjera gjithçka është mbyllur në barazim.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta