DETAJET/ Dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Berat, zbulohet e shkuara e tij kriminale

07/12/2025 11:12
Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kombinat ku i plagosur ka mbetur Fabiel Xhindi (Toska).

Policia ka marrë njoftimin kur në spital është paraqitur i plagosuri i shoqëruar nga shoku i tij.

Nga informacionet e mara dyshohet se 37-vjeçari është përfshirë në një debat verbal me persona të tjerë, ku pasi ka dalë nga makina një person ende i pa identifikuar e ka qëlluar me armë dhe është larguar.

37-vjeçari Xhindi nuk pranon të flas me policinë dhe të identifikojë personat e përfshirë në debat.

Fabiel Xhindi njihet si person përfshirë në rrjetin e narko-trafikëve në Gjermani dhe Belgjikë.

Nga informacionet e mara mësohet se 37-vjeçari kishte rreth 10 ditë që ishte kthyer nga jashtë.

“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta