Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohet për trafik ndërkombëtar shtetasi grek Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e së martës.
Pas 10 ditë bllokimi total për shkak të erozionit që preku një segment të rrugës pranë fshatit Dragostunjë, ora 12 e së martës shënon hapjen e këtij aksi për të gjitha llojet e mjeteve.
“Rruga do të hapet duke filluar nga dita e nesërme në orën 12. Gjatë kësaj periudhe, ne me masat që morëm në Këshillin Teknik, për devijimin e lumit dhe lehtësimin e trupit të rrëshqitur na shërbeu shumë për të bërë të gjithë punën përgatitore gjatë këtyre ditëve për të bërë të mundur hapjen e trafikut”, u shpreh drejtori i ARRSH.
Sistemi për hapjen e këtij segmenti provizor është bërë pikërisht aty ku ekzistonte aksi i vjetër ndërsa ARRSH garanton se nuk ka me rrezik nga erozioni.
“Segmenti i ri do të jetë i hapur për të gjitha mjetet. Ne kemi 4 ditë që e mbajmë nën testim, nën presion të vazhdueshëm me të gjitha mjetet e rënda dhe nuk ka shfaqur asnjë lloj cedimi. Kjo është edhe fryt i të gjitha masave tona të marra gjatë këtyre ditëve”, u shpreh Kozeli.
Aktualisht do të pezullohen punimet për zgjerimin e korridorit të VIII në këtë segment derisa të përfundojë ndërtimi i rrugës alternative, buzë lumit Shkumbin, punime të cilat pritet të zgjasin rreth 2 muaj.
Top Channel