Vijon momenti jo i mirë për Realin e Madridit, Celta Vigo e gjunjëzon në shtëpi, Barcelona nis arratinë
Tirana – Partizani është padikskutim kryesfida e ditës së sotme në kampionatin shqiptar.
Emocionet e derbit sa vijnë e shtohet me afrimin e orës. Përballje kjo që do të luhet në orën 18:00 në “Arenën Kombëtare”.
Pak orë përpara këtij takimi dhe tashmë kemi mësuar se sa është numri i biletave. Siç dihet klubi bardheblu që është edhe ekipi pritës i ka nxjerrë që para 1 jave në shitje, por interesimi i tifozëve është shumë i ulët.
Janë shitur rreth 3000 bileta, shumë, shumë pak për nivelin e një derbi. Por duket se situata në të cilën ndodhen ekipet në këtë sezon dhe paraqitje e tyre kanë zhgënjyer mbështetësit e dy skudrave. Kujtojmë që Tirana ndodhet në vendin e fundit me 7 pikë pas 14 javësh, paraqitja. Më e dobët në historinë e klubit bardheblu i cili në këtë sezon objektivi i vetëm i mbetur është mbijetesa.
Top Channel