Drejt Napoli-Juventus, Spalletti: Një ndeshje që mund të thotë shumë për ne 06/12 17:45
Interi ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në javën e 14-të të Serie A, duke mposhtur me rezultatin 4-0 Comon.
Sfida e luajtur në “San Siro” foli vetëm për zikalltrit, të cilët e dominuan sfidën që në fillim, ku shënuan me Lautaron në minutën e 11’.
Goli i radhës u shënua në pjesën e dytë, kur Thuram dyfishoi shifrat në minutën e 59’. Në minutën e 81’ ishte Calhanoglu që shënoi golin e tretë, ndërsa 4 minuta nga fundi, Carlos Augusto shënoi dhe të katërtin.
Me këtë fitore, Interi ngjitet momentalisht në vendin e parë me 30 pikë, ndërsa do të presë dhe rezultatet e Milanit, Napolit dhe Romës.
REZULTATI:
Inter 4-0 Como
Lautaro 11’, Thuram 59’, Calhanoglu 81’, C. Augusto 86’
Top Channel