I dënuar me katër vite burg për ngacmim seksual dhe pornografi, kapet 28-vjeçari në Tiranë
06/12/2025 12:20
Policia e Tiranës ka kapur një të ri i dënuar me burg për ngacmim seksual dhe pornografi.
Në pranga është vënë shtetasi me iniciale B.Ç.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin B. Ç., 28 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Pornografi”.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel