Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Për të gjithë besimtarët ortodoks në Fier, mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u Ngjall” e bashkë me të u ngjall edhe shpresa.
Ceremonia e Pashkës u kremtua ne kishën e Shën Gjergjit, ndërkohë që u ndoq nga qindra besimtarë të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Kishës duke u lutur në një ndër ditët më te rëndësishme të kalendarit të krishterë, për më shumë paqe, harmoni e begati. Besimtarët fillimisht morën pjesë në meshën e ringjalljes së Krishtit që pasoi me lutjen e traditës sipas liturgjisë me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste. Me pas besimtarët ortodoksë morën dritë nga Drita e Zotit, duke ndezur qirinj nga Mitropoliti i Apollonisé dhe Fierit. Imzot Nikolla Hysi,
në fjalën e rij theksoi se ngjallja e Krishtit është një premtim se fitorja finale i përket të mirës dhe jo së keqes.
Teksa fishekzjarret ndriçuan qiellin në mesnatë, besimtarët ortodoksë sipas traditës morën qirinjtë e ndezur né kishë e më pas iu janë drejtuar shtëpive të tyre.
Top Channel