Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës/ Nga apartamentet te bizneset, i dyshuari nën hetim për pastrim parash Një bombol gazi ka shpërthyer pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se sipas informacioneve të deritanishme një person është lënduar.
Mësohet se bombola ka shpërthyer në një piceri e re e cila ishte duke u hapur. Pronari, duke instaluar bombolën e gazit në ambiente të brendshme, ka pas rrjedhje dhe ka shpërthyer në flakë. Ai dhe punonjësi, shtetasi me iniciale K.B., 28 vjeç, kanë mbetur të lënduar.
Të dy janë dërguar pranë Djegie Plastikës në QSUNT. Mësohet se situata e tyre është e mirë dhe plagët janë jo problematike për jetën e tyre.
“Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel