Salianji dhe Alimehmeti zbresin në bazë, nisin takimet me strukturat në Durrës. Cilët janë drejtuesit lokalë që iu bashkuan

03/12/2025 17:39

Demokrati Ervin Salianji do të zhvillojë sot një takim me demokratët në Durrës.

Top Channel mëson nga burimet brenda PD-së, se krah Salianjit do të jetë Ilir Alimehmeti dhe strukturat drejtuese të Degës në këtë qytet.

Personat që do të marrin pjesë janë kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në Bashkinë Durrës dhe ish-kryetari i foltores, Tan Burgia.

Pjesë s’do të marrin edhe nënkryetarët e Degës, Vis Shuaipi, ish-deputeti Pëllumb Berisha, sekretari i degës Arlinind Boshku, sekretari organizativ Nikolin Radovani, kryetari i fundit i zgjedhur me votë Luan Hoti, drejtues strukturash, etj.

Deputetët më të votuar të Qarkun Durrës, Aulon Kalaja, Ndrec Pjetri. Ish-deputetë dhe drejtues ndër vite.

Pjesëmarrës do te jenë gjithashtu pjesa dërrmuese e drejtuesve te grup-seksioneve.

Kujtojmë se Dega e PD-së në Durrës nuk ka kryetar të zgjedhur për momentin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta