Salianji dhe Alimehmeti zbresin në bazë, nisin takimet me strukturat në Durrës. Cilët janë drejtuesit lokalë që iu bashkuan Për të përafruar legjislacionin shqiptarë me atë të BE-s në komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, janë diskutuar disa ndryshime në kodin rrugor për përmasat maksimale dhe peshat e autorizuara të mjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit tonë.
Deputeti demokrat Klevis Balliu diskutimin e përdori për të folur se sa kilometra rrugë janë ndërtuar gjatë qeverisë së PD krahasuar me ato gjatë qeverisjes socialiste.
“12.700 është më e madhe se 1400 që keni bëre ju. Siguria rrugore vjen nga cilësia e dobët e ndërtimit të rrugëve. Vetëm për rrugët e PD mos flisni, asnjë nga ato rrugë nuk është prishur nga shiu”, tha Klevis Balliu.
“Një rrugë Kombi bënë këta dhe e trumbetojnë. Ju llogarisni edhe rrugët që keni lënë rrugëve”, u shpreh deputeti socialist Agron Malaj.
Top Channel