Arsenal i përgjigjet Manchester City dhe mposht Brentford, ka minuta për Brojën, por Burnley humbet
Java e 14-të e Premier League solli një tjetër mbrëmje zhgënjyese për dy nga gjigantët e futbollit anglez.
Liverpooli nuk shkoi më shumë se një 1-1 ndaj Sunderlandit në Anfield, ndërsa Chelsea u turpërua me humbje 3-1 në transfertë ndaj Leeds, duke ndezur alarmin për stolin e londinezëve.
Edhe pse dominuan pjesën më të madhe të lojës, të kuqtë nuk ia dolën të marrin tri pikët. Autogoli i Mukieles në minutën e 81-të i dha Liverpoolit barazimin, por loja e dobët në fazën ofensive vazhdon të ngrejë pikëpyetje mbi punën e Arne Slot. Me vetëm 22 pikë pas 14 javësh dhe jashtë zonës së kupave europiane, bordi i klubit thuhet se po humbet durimin, ndërsa ekipi po shfaq të njëjtat probleme nga java në javë.
Ndërkohë te Chelsea, situata është edhe më e nxehtë. Një paraqitje katastrofike u shoqërua me një humbje 3-1 kundër Leeds, në një ndeshje ku londinezët u dukën të çorientuar dhe pa ide. Goli i vetëm erdhi nga Neto në minutën e 50-të, por difektet në mbrojtje dhe mungesa e reagimit e bënë ekipin të dëshpëruar.
Top Channel