FOTOLAJM/ Demokratët e Durrësit nuk i binden Berishës, mbushin sallën plot për Salianjin dhe Alimehmetin

03/12/2025 20:21

Ndërsa Sali Berisha i quan takime private ato të organizuara nga Ervin Salianji dhe Ilir Ahimehmeti, e që nuk kanë lidhje me PD, demokratët e Durrësit kanë treguar sot mbështetje për këta të fundit.

Salla në të cilën ishte njoftuar takimi sot me demokratët nga Salianji dhe Alimehmeti ishte mbushur plot, duke treguar kështu një ‘mosbindje’ ndaj Berishës dhe duke treguar se janë dakord me qasjen e dy demokratëve, të cilët thonë se PD ka nevojë për rizgjm dhe ringritje.

“Duhet ta themi hapur dhe me sinqeritet, opozita e paaftë për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, dhe për t’i fituar zgjedhjet. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë mesazh. Edi Rama nxori 15 mijë votues në Vlorë, por ne nuk nxorëm më shumë se 2 500.

Ne jemi të qartë pse nuk i motivojmë ne të dalin të votojnë dhe t’i pyesim, ne nuk mund t’i mbyllim as sytë, as veshët, kur një super-skandal si rasti i Belinda Ballukut nuk bëri që njerëzit të vërshonin në shesh dhe të revoltoheshin, të rrëzonin qeverinë”, tha Salianji.

“Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe të çdo demokrati, humbjet apo vjedhjet na kanë ulur kokën, gërryer shpirtin. E ndjej dhimbjen e militantëve që u lanë të qëndronin në shi dhe të ftohtë. Demokratët janë lodhur, dhe ne nuk duhet ta kemi frikë të themi të vërtetën ashtu siç është.

Çdo drejtues duhet ta shohë këtë ashtu siç është. Mobilizimi i demokratëve është një gabim i rëndë. Unë di edhe diçka tjetër, PD nuk është vetëm një parti politike, po të ishte e tillë, me çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve, nuk do të kishte mbijetuar dot. PD është vokacion, pasuri kombëtare, por ajo duhet të hapet, të ripërtërihet, të zgjohet, të rinovohet. Zëri i ri bashkon njerëzit përtej partive politike. Zëri i ri ka sjellë shpresë dhe aspirata fitoreje në disa bashki.

Shqipëria ka nevojë për ne, ka nevojë për një PD të hapur, energjike, të sinqertë. Duhet ta themi me zë të lartë dhe pa asnjë kompleks, ne kemi forcën për ta sjellë rotacionin në këtë Shqipëri, ne kemi forcën për ta fituar, dhe historia nuk është një opsion, është përgjegjësi historike dhe detyrim për… Partia Demokratike duhet të hapet. Të ngrihemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve, të rrokim në çdo derë”, shtoi Salianji.

“Vazhdoni mbani këtë ritëm, forcë e krenari për të qenë kjo PD që jeni sot. E djathta vendos Shqipërinë përpara partisë, kjo është diferenca jonë. Duhet të krijojmë një parti sa më  të fortë, kjo  realizohet  nëpërmjet ndarjes së mendimeve”, është shprehur Alimehmeti.

 

FOTO GALERI
7/37

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta