Gimenez, me valixhen gati për në janar? Agjentja e lojtarit e mohon, por Milan mendon për Pellegrinon dhe Fullkrug
Denzel Dumfries vazhdon të jetë vendimtar te Interi dhe mungesa e tij në këto javë po ndihet shumë te skuadra zikaltër.
Mbrojtësi i djathtë zikaltër po rikuperohet nga një dëmtim e megjithatë zërat e merkatos rreth tij nuk mungojnë ashtu sikurse dhe kërkesat e klubeve më të rëndësishme evropiane që janë gati të shfrytëzojnë situatën
‘Denzel Dumfries mbetet gjithnjë në radarët e klubeve më të rëndësishëm evropianë për 2026 pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në 18 muajt e fundit-shpjegon gazetari i specializuar në fushën e merkatos, Fabrizio Romano në kanalin e tij YouTube-Serie A e votoi si mbrojtësin e djathtë më të mirë të sezonit dhe ka gjeneruar 20 gola dhe asist me Interin dhe kombëtaren duke shkëlqyer me fanelën zikaltër. Pas dy javësh kthehet në fushat e lojës nga dëmtimi’
Duke marrë në konsideratë faktin që Luis Henrique nuk po jep garancitë që priteshin dhe se Matteo Darmian është 36 vjec, Interi po mendon të ndërhyjë në merkato për t’u mbuluar dhe emri i përzgjedhur është ai i Marco Palestra. Kjo është ajo që thotë e përditshmja ‘Corriere della Sera’ sipas së cilës, vëzhguesit e Interit ishin të pranishëm në Allianz Stadium për të ndjekur ndeshjen mes Juventusit dhe Cagliarit për të treguar se ka një interesim të Interit për futbollistin e skuadrës sarde. Problemi është se Palestra është dhënë te Cagliari vetëm me huazim nga Atalanta që zotëron kartonin e futbollistit me të cilën Interi ka pasur jo pak probleme pas dështimit të transferimit të Lookman në Milano në muajt e verës.
Juventus dhe Napoli kanë nisur lëvizjet e tyre, kështu që është e paevitueshme të mendohet për një ‘ankand’ për Palestrën dhe e gjithë kjo, teksa pritet se cfarë do të bëjë Dumfries në të ardhmen
Top Channel