Në Vorë punimet për rikonstruksionin e stadiumit po ecin shpejt, me projektin që po shkon drejt përfundimit. Presidenti i FSHF, Armand Duka së bashku me kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera inspektuan këto punime me kreun e qeverisë së futbollit në vend që ka mbetur i kënaqur me ecurine.

“Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera-u shpreh presidenti Duka-Ajo që i thashë Kryetarit është që realisht duket si një ëndërr një stadium i tillë në Vorë. Dikur mbase nuk është menduar, por sot është realitet dhe nuk është vetëm ky. Ne kemi bërë edhe një projekt tjetër të një fushe. Kemi realizuar një fushë stërvitje në Vorë. Do kemi dhe projekte të tjera për t’i shërbyer sa më shumë. Sot Vora është realitet ndryshe. Është një realitet me më shumë banorë dhe më shumë fëmijë, që ne duhet t’u krijojmë kushte sa më të mira për t’u edukuar dhe për të luajtur futboll. Jam shumë i lumtur që sot e shoh drejt përfundimit dhe uroj që të paktën në fillimin e vitit 2026 të shohim ndeshje të futbollit “Abissnet Superiore” këtu në stadium’

Ndërsa kryetari i bashkisë Vorë, Blerim Shera, pasi falënderoi presidentin Duka dhe FSHF theksoi se mezi pret ndeshjen përuruese në stadiumin e rikonstruktuar

‘U duk si e vështirë në fillim, por është një realitet që dita-ditës po merr formë dhe mezi presim që vetë klubi dhe të gjithë qytetarët të zhvillojmë ndeshjen e parë hapëse këtu në stadiumin e ri. Shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin që kemi bërë deri tani’ – tha ndër të tjerat Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera.

Investimi në stadiumin e Vorës parashikonte ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike dhe hapësirave të tjera funksionale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta