Kenan Yildiz po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist në këtë pjesë të parë të sezonit. Futbollisti 20 vjecar, cdo ditë e më shumë po merr përdore Juventusin dhe është bërë lideri i skuadrës torineze me golat dhe paraqitjet e tij dhe tani që në fushë nuk do të jetë as Vlahovic, Spalletti do të presë akoma më shumë prej tij.

Por me paraqitjet e tij, talenti turk ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të rëndësishëm evropianë dhe tani për Juventusin rinovimi i kontratës me të duhet të jetë një prioritet. Përvec Realit të Madridit, në gjurmët e Yildiz është vënë edhe Arsenali. Për Topcinjtë futbollisti 20 vjecar është më shumë se një ide; kohët e fundit në fakt klubi londinez ka bërë lëvizjet e para teksa ka kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit për të mësuar kërkesat kontraktuale të tij

Dhe duke qëndruar te kontrata, sulmuesi turk ka me bardhezinjtë një marrëveshje deri në 2029, por Comolli dëshiron që ta rinovojë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas ‘Corriere Dello Sport’, Juventus ka përpara një mision delikat duke parë diferencën mes ofertës dhe kërkesës. Aktualisht, Yildiz përfiton një pagë rreth 1.7 milionë euro dhe bonuset dhe ka kërkuar një pagë 6-7 milionë. Për momentin Juventusi ka propozuar një shifër rreth 5 milionë euro. Me fjalë të tjera, bisedimet do të vijojnë në javët e ardhshme dhe gjithçka është e hapur përsa i përket kësaj cështjeje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta