Djali i Thiago Silvës në hapat e babait, firmos kontratën e parë profesionale me gjigantët e Premier League

02/12/2025 12:12

Isago Silva, 16-vjeç, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Chelsea, duke vazhduar rrugën e të atit legjendar, Thiago Silva.

I rritur në akademinë e Cobham, Isago është pjesë e grupit të talentuar të U18-ve dhe ka treguar aftësi të shkëlqyera si mbrojtës qendror, duke ndihmuar më parë edhe ekipin U15 të Chelsea-t të fitojë Premier League Floodlit Super Cup.

Ai shpërndau lajmin në Instagram me mesazhin: “Krenar të firmos kontratën time të parë me Chelsea-n. I uritur për më shumë.”

Në momentin e nënshkrimit, pranë tij ishte edhe nëna, Belle Silva, ndërsa shokët e ekipit dhe yjet e tjerë të akademisë e përgëzuan publikisht.

Isago mund të bëjë edhe debutimin në Champions League këtë sezon, pasi është përfshirë në listën e 33 lojtarëve për sfidën kundër Ajax.

Djali i vogël i familjes, Iago, gjithashtu bën pjesë në akademinë e klubit, duke e bërë familjen Silva pjesë të rëndësishme të së ardhmes së Chelsea-t.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta