Botërori 2026/ SHBA presin 1.24 milionë vizitorë për kompeticionin e madh, efektet në ekonominë e vendit
Viti agonistik 2025 i Dusan Vlahovic përfundoi të shtunën me dëmtimin e pësuar në ndeshjen me Cagliarin që do ta mbajë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. Por e ardhmja sportive e sulmuesit është ende për t’u përcaktuar. Ku do të luajë ai sezonin e ardhshëm?
Për momentin nuk ka një përgjigje përfundimtare, por është e sigurt që Juventusi nuk do ta shesë në muajin janar. Nuk kishte ndërmend ta bënte këtë as më parë e as tani që pësoi dëmtimin muskular. Vetëm nga 1 shkurti do të mësohet më shumë, që nga ai moment Vlahovic do të ketë mundësi që nisë bisedimet me cdo skuadër, duke përfshirë edhe vetë bardhezinjtë.
Në Torino nuk duan ta humbasin, aq më pak me parametra zero. Bisedimet për një rinovim të mundshëm të kontratës kanë ngecur, por ende nuk kanë perënduar krejt. Ashtu sic njoftoi edhe Comolli, për këtë cështje do të flitet në funds të sezonit, kur edhe vetë futbollisti të ketë kuptuar cfarë kartash ka në dorë.
Juventus do të bëjë një tentativë të re, por me shifrat e veta që janë larg asaj prej 12 milionë eurosh. Pista Bayern i Mynihut për momentin është ftohur pak, ndërkohë që është e sigurt se Barcelona do të kërkojë një qendërsulmues edhe pse klubi katalanas nuk ka bërë ndonjë lëvizje konkrete. Ndërsa në Itali, mund të rishfaqet Milani, që e kërkoi edhe gjatë merkatos së kësaj vere.
Top Channel