Edhe një fundjavë dhe më në fund do të mësojmë se kush do të jetë kampion I botës në Formula 1. Që ky ishte një sezon emocionues kjo u kuptua, por që pasiguria për cështjen e titullit të zgjatej deri në garën e fundit kjo ishte një surprizë për të gjithë.

Meritën për këtë e ka Max Verstappen dhe strategjia fituese e Red Bullit, që falë lojës si skuadër që bënë arritën të mposhtnin McLaren e Piastrit që në pistë dukej i paarritshëm. Kështu që të gjitha verdiktet u shtynë për në garën e Abu Dhabi një situatë kjo që padyshim nuk lë aspak indiferente as kompanitë e basteve por le të shohim se cfarë thonë ato.

Klasifikimi para garës së fundit është; Norris në krye me 408 pikë, Verstappen 396 pikë dhe Piastri me 392 pikë me të 3 pilotët që kanë 7 fitore secili. Favoriti kryesor është padyshim Lando Norris, i vetmi që e ka fatin në duart e tij. Nëse fiton, Norris e ka të sigurt titullin dhe suksesi i tij kuotohet me një koeficent prej vetëm 1.3, ndërsa për Verstappen koeficienti është 3.5-4. Përsa i përket Piastrit, australiani duhet të fitojë dhe të shpresojë në një dështim të dy rivalëve të tij dhe koeficienti për të është 12 deri në 15.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta