Renditja/ Elbasani dhe Vllaznia nuk shkëputen dot, Partizani i largohet zonës së ftohtë, si paraqitet situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 13-të

28/11/2025 20:23

Java e 13-të e superiores ka luajtur dy ndeshjet e para, nga të cilat u prodhua vetëm një gol, i cili erdhi nga Shkodra.

Në “Loro Boriçi”, Teuta mundi 0-1 Vllazninë me një gol të Beshirajt në minutën e 84’, duke i sjellë një disfatë të rëndë shkodranëve në garën për titull.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet momentalisht në vendin e 4-të me 21 pikë, ndërsa Vllaznia qëndron e dyta me 24 pikë.

Vendin e parë e mban Elbasani me 25 pikë, kjo pas barazimit pa gola me Partizanin në shtëpi. Ky barazim i shërbeu disi “Demave” të largohen nga zona e ftohtë, duke u ngjitur në vendin e 6-të me 14 pikë.

Ditën e nesërme do të luhen dhe tre takimet e mbetura të javës së 13-të.

REZULTATET:

E PREMTE (28.11.2025)

Vllaznia 0-1 Teuta

Beshiraj 84’

AF Elbasani 0-0 Partizani

E SHTUNË (29.11.2025)

Bylis – Dinamo 13:30

Tirana – Egnatia 13:30

Flamurtari – Vora 16:30

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta