“Buzëqesh” Chelsea, Cole Palmer lë pas dëmtimin dhe është gati të rikthehet kundër Arsenalit
Liverpooli po kalon një nga periudhat më të errëta të viteve të fundit, dhe presioni mbi trajnerin Arne Slot është bërë i padurueshëm.
Sipas burimeve nga Anglia, Jurgen Klopp mund të kërkohet për një rikthim të bujshëm në Anfield nëse klubi vendos të ndërpresë bashkëpunimin me holandezin.
Klopp, i cili u largua në verën e vitit 2024 dhe aktualisht mban postin e Global Head of Soccer për Red Bull, shihet si zgjidhja e shpejtë në rast se situata përkeqësohet. Nëse Liverpool e kontaktuar, gjermani pritet të pranojë vetëm një rol deri në fund të sezonit.
Në planin afatgjatë, pronarët amerikanë të Fenway Sports Group kanë në radar Luis Enrique, aktualisht trajner i Paris Saint-Germain.
Arne Slot vazhdon të mbrojë pozicionin e tij, duke insistuar se ende ka mbështetjen e pronarëve, pavarësisht një serie katastrofike me nëntë humbje në 12 ndeshje. Mposhtja 4-1 në shtëpi nga PSV Eindhoven në Champions League e thelloi krizën, duke shënuar serinë më të keqe të Liverpoolit që nga sezoni 1953-54.
Slot shprehu qetësi në deklaratat e tij: “Bisedat me drejtuesit janë të njëjta që nga dita e parë. Është normale që lindin pyetje kur nuk po bën mirë. Unë ndiej besimin e klubit.”
Megjithatë, sipas raportimeve, drejtues të klubit po diskutojnë brenda të mbyllura frikën se trajneri po e humb dhomën e zhveshjes.
Pas një merkatoje rekord prej 426 milionë paundësh, ku përfshihet edhe blerja e Alexander Isak për 130 milionë, pritjet ishin shumë më të larta. Por ekipi ka rënë nga pretendime për trofe, në rrezik për të humbur edhe garën për Champions League.
Humbje financiare prej të paktën 53 milionë paundësh pritet nëse Liverpool nuk arrin kualifikimin për sezonin e ardhshëm, një shqetësim i madh për pronarët amerikanë.
Ndërsa tifozët shprehën hapur pakënaqësinë e tyre me vërshëllima pas humbjes ndaj PSV, situata mund të përkeqësohet më tej nëse Liverpool dështon në ndeshjen e radhës kundër West Ham. Një tjetër humbje pritet të shtojë presionin ndaj FSG për të vepruar shpejt.
Slot pranoi se standardet e skuadrës janë larg pritshmërive: “Po marrim goditje pas goditjeje. Pas çdo gabimi, pësuam gol. Pas disavantazhit 3-1, pashë që shpirtit të skuadrës i mungonte ajo që dua të shoh. Minimumi që pres është të luftojmë.”
Top Channel