Festat e nëntorit fillojnë një ditë parë në Prishtinë, ndeshja Drita-Shkëndija fillon me himnin kombëtarë…tifozët e klubeve dhurojnë spektakël
Pas mbledhjes sot në selinë e PD të anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji dhe njëri prej kandidatëve më të votuar në qarkun e Tiranës Ilir Alimehmeti, por dhe kandidatë të tjerë nga listat e hapura, kreu i grupit Gazmend Bardhi reagoi dhe e quajti “një kafe mes tyre”.
Reagimit të tij, mbrëmjen e sotme nga studio e Top Story, i ka dhënë përgjigje Alimehmeti, duke thënë me ironi se statuseve në Facebook nuk u jep koment.
“Të them të drejtën dhe unë statuseve në FB nuk komentoj, po të donte të na thërriste Këshilli Kombëtar do shkoja, pra mundësia për të fol nuk ka qenë. Lënia pa diskutuar e demokratëve sjellin situata si këto, që kemi një qeveri të kalbur që nuk hidhet dot në tokë, dhe një opozitë që nuk sjell dot njerëz. Pse arritëm në mbledhjen e kësaj tryeze? Kjo pyetje u duhet bërë atyre. Ata nuk e kanë bërë dhe i kanë larguar njerëzit, ne thjeshtë vazhdojmë punën, të kuptojmë ku jemi dhe ku janë problematikat”, tha ai.
Top Channel