Festat e nëntorit fillojnë një ditë parë në Prishtinë, ndeshja Drita-Shkëndija fillon me himnin kombëtarë…tifozët e klubeve dhurojnë spektakël
Cila ishte arsyeja e mbledhjes sot në selinë e PD të anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji dhe njëri prej kandidatëve më të votuar në qarkun e Tiranës Ilir Alimehmeti, por dhe kandidatë të tjerë nga listat e hapura?
Mbrëmjen e kësaj të enjteve, pak orë pas asaj mbledhjeve në seli me 15 kandidatë nga listat e hapura, dhe Salianjit, Alimehmeti ka hedhur ‘dritë’ mbi atë çka u fol dhe pse u takuan.
“Ne ishim në një moment diskutimi, si është situata dhe si e mendon secili prej nesh. Në takim kemi qenë rreth 15 veta”, tha ai.
Por a është ky takim një nismë apo lëvizje politike brenda PD?
Përgjigjen ai e la të hapur, duke thënë se në fillim gjithçka nis me një shtrëngim duar, e duke shtuar se PD i duhet një riorganizim, nga “koka te këmbët”.
“Në fillim gjithçka nis me një shtrëngim duarsh dhe për të kuptuar se ku ndodhemi. Në mungesë të një përfaqësimi të demokratëve, ku përkarshi të një qeverie të kalbur opozita nuk e hedh dot në tokë dhe nuk ndodh ai rrotacioni politik, parimi ishte si mund të forcohet PD. Unë personalisht mendoj se PD i duhet një riorganizim nga koka te këmbët, vetëm në këtë mënyrë ne mund t’i qasemi një sistemi zgjedhjesh vendore në mënyrë të suksesshme.
Vizioni është 2029 që kalon përmes 2027. Nëse në këto muaj bëjmë disa riorganizime që u flasin njerëzve siç duhet, në atë mënyrë situata kthehet, sepse është e lehtë më këtë qeverisje përballë sepse është duke rënë vetë”, tha ai.
Top Channel