Dita e 18-të e tubimit jopartiak, qytetarët sjellin dhitë në protestë. Marshim nëpër rrugët e kryeqytetit
Një 49-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.
Ai ishte i dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike, në fshatin Alijaj të Shkodrës.
49-vjeçari me iniciale SH. Ç shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Alijaj, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel