Lajmi tronditës për vdekjen e parakohshme të këngëtarit Shpat Kasapi ka prekur thellë botën e artit shqiptar.

Kolegë, miq dhe figura të njohura të ekranit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e artistit, i cili prej vitesh ishte një emër i dashur për publikun.

Aktori Julian Deda ka qenë një ndër artistët që ka reaguar dhe ka shprehur ngushëllimet për Shpat Kasapin. “Më erdhi vërtet keq për këtë ikje të parakohshme. Ngushëllime familjes dhe miqve. Shpat Kasapi, u prehsh në paqe!”, shkruan Deda përmes një postimi në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, në një postim në rrjetet sociale, shprehet: “Nuk mundem me besu këtë lajm kaq të trishtë… Ti gjithmonë ke qenë i mirë me ne, gjithmonë pozitiv. Kështu do të të mbajmë mend, për energjinë tënde të mirë dhe për muzikën e gëzueshme që na dhurove. U prehte në paqe, e Zoti i japë forcë familjes”.

Ermal Fejzullahu kujton Shpat Kasapin si mikun e tij të fëmijërisë. “Nuk po muj me besu, sot shkove ti miku im i fëmijërisë. E filluam karrierën bashkë e shumë kujtime të bukura patëm me ty, të cilat do t’i ruaj tanë jetën. Na theve zemrat Shpat, pusho i qetë vëlla. Ngushëllime familjes”.

Këngëtarja Soni Malaj, në një Instastory, shprehet: “Lamtumirë miku im… Sot u zgjova me lajmin më të trishtuar. U shua papritur një zë, një shpirt i bukur, një artist që me talentin e tij preku zemrat e shumë shqiptarëve anembanë. U shua një mik, një njeri me dritë, me qeshjen e tij të ngrohtë, me shpirtin e tij të pastër që gjithmonë gjente forcë t’i jepte muzikës më të mirën e vetes.
Është e vështirë të pranohet se një atak kardiak mund të marrë kaq padrejtësisht dikë që kishte kaq shumë për të dhënë. Por zëri yt, këngët e tua, momentet e paharrueshme që ke lënë pas te ne nuk do të harrohen. Do të jetojë mirësia jote, pasioni yt, zëri dhe muzika jote.
Sot nuk humbëm vetëm një artist, humbëm një shpirt të rrallë. U prehsh në paqe, miku im. Drita jote nuk do të fiket kurrë”.

Reperi dhe producenti Big Basta ka bërë një dedikim prekës, duke vlerësuar mbi të gjitha karakterin e Shpatit. “Të gjithë kolegët e dimë çfarë djali i mrekullueshëm ke qenë! Nuk i bënte nona dy si ti! I sjellshëm dhe zemër të madhe, kurrë nuk dëgjuam diçka të keqe nga ti për askënd,” shkruan ai, duke e quajtur një humbje të madhe për të gjithë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta