Disfata me Atletico, zhgënjim te Interi, Bisseck: Dhemb shumë, mbase në të ardhmen kemi më shumë fat
Diego Pablo Simeone një ditë përpara ndeshjes me Interin kishte shprehur dëshirën për të drejtuar skuadrën e Interit, dicka që është mirëpritur nga drejtuesit e Interit, por që e kanë parë më shumë si një vlerësim ndaj zikaltërve.
‘Autokandidatura e Simeones për pankinën e Interit? E lexoj si një admirim për klubin tonë që ai e njeh mirë, një klub që është avangard në Evropë. Unë uroj që Chivu të qëndrojë për shumë vjet te Interi-tha presidenti i Interit, Beppe Marotta-Chivu i përgjigjet profilit që kërkonin dhe është pikërisht ai që kërkonim. Jemi të lumtur me Chivun dhe jam i bindur se ai do të mund të qëndrojë te ne edhe për shumë vjet’
Ndërsa në një intervistë për Prime Video, Bepper Marotta edhe për kritikat ndaj Sommer për ndeshjen derbi me Milanin
‘Sommer nuk ka nevojë për këshilla, edhe portierët e mëdhenj marrin kritika. Ai u kritikua, por është pjesë e lojës. Vlerësimi për këtë lojtar të madh dhe profesionist është maksimal-tha Beppe Marotta
Top Channel