Bernardo Silva, fjalë lamtumire: I përqendruar te sezoni im i fundit te Manchester City
Në fillim të sezonit, emri i Estevao Willian Almeida de Oliveira Gonçalves dukej thjesht një tjetër investim i shtrenjtë në listën e pafundme të talenteve të reja të Chelseat.
I transferuar nga Palmeiras në pranverën e vitit 2024 për rreth 45 milionë euro dhe i regjistruar zyrtarisht në korrik me një kontratë që skadon në qershor 2033, braziliani i lindur në 2007 shihej si një projekt për të ardhmen, ende i papjekur dhe i destinuar të luftonte për hapësirë në një skuadër tepër konkurruese.
Por realiteti doli ndryshe. Estevao arriti ta bindë trajnerin Enzo Maresca që në hapat e parë dhe shumë shpejt u ngjit në hierarkinë e ekipit. Më 4 tetor ai shënoi golin e tij të parë në Premier League, një realizim vendimtar ndaj Liverpoolit në kohën shtesë, ndërsa më 22 tetor gjeti rrugën e rrjetës edhe në Ligën e Kampionëve ndaj Ajax, duke u kthyer në golashënuesin më të ri të Chelseat në historinë e këtij kompeticioni.
Aktivizimet e tij në kampionat kanë qenë të kontrolluara, por në Europë është shndërruar në një titullar pothuajse konstant. Golat ndaj Qarabag dhe sidomos ndaj Barcelonës, në sfidën e shumëpritur përballë Lamine Yamal, e kanë ngritur edhe më shumë profilin e tij. Në fitoren 3-0 të Bluve, Estevao spikati me një goditje spektakolare nën traversë, pas një aksioni individual që la mbresa.
I quajtur dikur “Messinho” pas paraqitjeve në Kupën e Botës U-17 2023, ku shënoi dy herë ndaj Ekuadorit, Estevao vijon të mbetet i përulur dhe larg zhurmës mediatike. Maresca e ka përshkruar si një “lojtar të shkollës së vjetër”, që nuk preferon rrjetet sociale dhe jetën publike, gjë që reflektohet edhe në profilin e tij minimalist në Instagram.
Chelsea beson se ka në duar një yll të së ardhmes, ndërsa edhe Palmeiras ka parashikuar potencialin e jashtëzakonshëm të tij, duke përfshirë në marrëveshje një bonus prej 4 milionë eurosh në rast se Estevao fiton Topin e Artë deri në vitin 2033. Tani fjalën e fundit e ka vetë talenti brazilian, i cili duket i destinuar për majat e futbollit botëror.
Top Channel