Gjashtë vite nga tërmeti i frikshëm që goditi Shqipërinë, klubi i Teutës me postim prekës: Në mes të dhimbjes, u bashkuam si familje

26/11/2025 17:44

Në mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019, Shqipëria u zgjua nga lëkundjet e forta të tërmetit që tronditi qindra familje.

Në atë tërmet humbën jetën 51 persona dhe mijëra të tjerë u plagosën.

Klubi i Teutës e ka kujtuar këtë ditë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se kjo datë nuk është vetëm një kujtim, por një plagë e përbashkët e qytetit të Durrësit dhe i shpreh ngushëllim të gjithë familjeve që humbën të afërmit e tyre.

“26 Nëntor 2019 – një datë që nuk është vetëm kujtim, por plagë e përbashkët e qytetit tonë.

Në mes të dhimbjes, u bashkuam si familje. U ngritëm bashkë, u ndihmuam, u forcuam.

26 Nëntori do të mbetet gjithmonë një kujtesë e brishtësisë së jetës, por edhe e forcës së shpirtit durrsak.

Në këtë datë, KF Teuta nderon viktimat e tërmetit dhe shpreh mirënjohje për ata që ndihmuan, sakrifikuan dhe dhanë shpresë”, shkruan klubi i Teutës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta