“Air Albania” anulon fluturimin, kombëtarja kuqezi rrezikon ndeshjet e planifikuara ndaj Turqisë
Antonio Costa, thjesht Costinha, do ta mbajë vendin e tij në ekipin kombëtar të Portugalisë deri në Kupën e Botës 2026.
Sa i rëndësishëm është Cristiano Ronaldo për sauditët u duk edhe gjatë vizitës së fundit të Princit Mohammed bin Slman në SHBA, ku portugezi ishte një nga njerëzit që e shoqëroi atë në takimet e tij me Donald Trump.
CR7 ishte superylli i parë që pranoi ofertën për t’u transferuar në Ligën Profesionale Saudite duke veshur fanellën e Al Nassr, ai mbetet ende futbollisti më me ndikim në ligë dhe sigurisht, siç ndodh në raste të tilla, ai mund dhe bën çfarë të dojë brenda ekipit të tij.
Për shembull, punësimi i drejtuesit organizativ të ekipit kombëtar të Portugalisë, Antonio Costa, i cili është transferimi i fundit dimëror i Al Nassr. Costinha, siç njihet gjerësisht, është transferuar tashmë në Arabinë Saudite për të filluar të punojë për Al Nassr, por deri në verë dhe në përfundim të Kupës së Botës ai do të vazhdojë të punojë për ekipin kombëtar.

Costinha është figura më e dashur në dhomën e zhveshjes së Portugalisë, pasi po, ai ka titullin e përgjegjësit për veshjet, por në thelb ai është “njeriu për të gjitha punët” dhe të gjitha ekipet e futbollit e donin atë me vete në Kupën e Botës. Punësimi i tij, megjithatë, konfirmon ndikimin e tij në Al Nasr, por edhe mënyrën se si ai mbështet njerëzit që kanë fituar besimin e tij.
Top Channel