Martina Colombari dhe Alessandro Costacurta, janë një prej cifteve më jetëgjata në botën e showbizit italian. Ata janë lidhur në 1996 për t’u martuar në 2004 dhe në këto 30 vjet dashuri, lidhja ka pasur ulje ngritjet e saj që asnjëri prej tyre nuk e ka marrë mundimin t’i fshehë.

Por vetëm mbrëmjen e së martës, aktorja dhe moderatorja e njohur, tashmë 50 vjec tregoi për periudhën e vështirë që përjetoi një vit më parë dhe rolin që pati bashkëshorti i saj dhe këtë e bëri në një intervistë për programin ‘belve’ të Rai Due

Nuk do të isha asgjë pa të, përpara një viti ai më detyroi të kurohesha, kisha arritur në një nivel të tillë që nuk ndihesha mirë-tregon Martina Colombari, ish Miss Italia, pa hyrë shumë në detaje rreth asaj kohe që ajo duket se e ka lënë pas krahëve-ai më shpëtoi. Isha plot, nuk po ia dilja dot më’

Vendimi për të kërkuar ndihmë për djalin, Achille

Në intervistën e gjatë u fol shumë edhe më Achille, djalin e çiftit Colombari-Costacurta, për diagnostikimin e tij me çrregullim nga deficiti i vëmendjes/hiperaktivitetit dhe vendimin e vështirë të marrë së bashku me bashkëshortin, Alessandro, për të kërkuar ndihmë. ‘Që në vitet e para të Achille kuptova se diçka nuk shkonte, nuk iu bindej rregullave. Kuptova të qenit e tij ‘i ndryshëm’-vijon Colombari-nuk mund të ishte thjesht një fëmijë trazovaç. Kanë ndodhur shumë gjëra përpara se të thuhej emri i asaj gjësë, ADHD. Iu diagnostikua përpara 2 vitesh, por nuk prodhon dopaminë mjaftueshëm, mbetet një temë tabu. Nuk është një çrregullim që shërohet me medikament’

Vetë Achille, pak javë më parë kishte treguar se iu nënshtrua 7 ekzaminimeve TSO gjatë viteve. Dhe Martina dha versionin e saj të fakteve. ‘Nuk jam një super nënë. Jam një nënë që ka vepruar me zemër, që ka kërkuar ndihmë-vijon Martina Colombari-bëhej fjalë që të mbronim djalin tonë nga vetja e tij dhe të tjerët edhe pse përmes zgjedhjeve të dhimbshme. Nëse ti ke një djalë me tumor, i bënë kemioterapinë dhe nëse ke një djalë që ka episode psikotike apo që nuk është mirë dhe nuk di si ta ndihmosh, duhet ta lësh në duart e atij që është kompetent. E mbrojtëm. Spektakolarizimi i dhembjes është diçka nuk na përket, vijuam me jetën tonë, janë rrugëtime të gjata’.

Colombari dhe kriza në lidhjen me Costacurta

‘Kam vuajtur pak në dashuri. Kam vuajtur sepse në lidhjen me bashkëshortin tim, përpara se të martoheshim, patëm një ndarje-tregon Martina Colombari-në atë periudhë patëm të dy lidhje të tjera, unë isha me një sipërmarrës roman dhe kur pata një problem të madh, ishte Alessandro që më ndihmoj ta zgjidhja. Dhe kështu u bashkuam prapë. Vuajta se ndihesha në faj’

Martina dhe dashuria me Alberto Tombën

Por përpara se të takonte dashurinë e vërtetë, Martina ka qenë në një lidhje disavjecare me skiatorin legjendar, Alberto Tomba. Lidhja e tyre u mbyll në 1995 teksa ai ishte në kulmin e suksesit kurse ajo kishte filluar të fitonte gjithnjë e më shumë popullaritet. Edhe ky fakt, ndikoi që ata të ndanin rrugët e tyre. ‘Ajo ishte një dashuri-tregon Martina-Po të mos ishte për personat që e rrethonin, lidhja do kishte zgjatur akoma më shumë. Duheshim shumë, por nuk kam asnjë peng

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta