U sulmua me thikë në Francë, ish-talenti i Chelsea-t shtrohet në terapi intensive
Samuel Chukwueze u largua nga Milani këtë verë pas dy sezonesh zhgënjyese, gjatë të cilave shënoi vetëm tetë gola – shumë larg pritshmërive me të cilat mbërriti në “San Siro”.
Megjithatë, Fulham u rikthye me këmbëngulje për të, duke ofruar një huazim me të drejtë blerjeje prej 23 milionë eurosh, marrëveshje që i hapi rrugën nigerianit drejt Premier League.
Tre muaj më vonë, situata e Chukwueze në Angli po ndryshon dukshëm. Edhe pse finalizimi mungon ende, performancat e tij janë rritur ndjeshëm, ndërsa asisti i fundit në fitoren e Fulham ndaj Sunderland ka ndezur entuziazmin e tifozëve, të cilët i kanë kushtuar madje edhe një këngë.
Në rrjetet sociale shpërtheu kërkesa e përbashkët: “Kam parë mjaft, paguani opsionin e blerjes sa më shpejt!” — një sinjal i qartë i mbështetjes së tifozëve për qëndrimin e lojtarit.
Kjo është një zhvillim pozitiv edhe për drejtuesit e Milanit, të cilët janë gati të përfitojnë nga opsioni i shitjes përfundimtare nëse forma e Chukwueze vazhdon në këtë linjë. Nëse Fulham vendos ta blejë, kuqezinjtë sigurojnë një të ardhur të rëndësishme dhe mbyllin në mënyrë të favorshme një investim që nuk dha rezultat në Milano.
Tani mbetet për t’u parë nëse rikthimi i nigerianit do të vazhdojë, duke e bërë transferimin e tij të përhershëm një opsion gjithnjë e më të mundshëm për Fulham.
Top Channel