Ecja 30 minuta në ditë, “ilaçi” më i nënvlerësuar për zemrën dhe trurin
As monarkia spanjolle nuk i ka shpëtuar trendit më të fundit të modës, “naked dressing”.
Mbretëresha Letizia, prej kohësh e konsideruar si një nga ikonat më të hijshme të Europës, u shfaq së fundmi me një veshje që dëshmon se eleganca nuk njeh kufij.
Ajo zgjodhi një bluzë gri me efekt të lehtë transparent. Pëlhura me shkëlqim metalik të butë, jakat me fjongo dhe kopsat e imëta i jepnin një pamje të lehtë, moderne dhe jashtëzakonisht fine.

Bluza krijonte një hije delikate mbi lëkurë, duke sjellë një interpretim të sofistikuar të “naked look”.
Letizia e kombinoi bluzën me një fund të zi prej lëkure, me gjatësi mesatare, që i jepte gjithë pamjes një linjë të pastër e bashkëkohore.
Aksesorët ishin të zgjedhur me kujdes; këpucë Tod’s Barretta, çantë Carolina Herrera Victoria Insignia dhe vëthë rrethorë prej ari. Flokët i mbante të lëshuara natyral, një gjest i vogël që e shndërroi look-un në “super chic”.

Top Channel