Manchester United është mposhtur në ndeshjen e fundit të javës së 12-të të Premier League nga Evertoni brenda në shtëpi.

Ekipi i Ruben Amorim ka marrë humbjen e parë pas 5 ndeshjes radhazi pa disfata, me Evertonin që ia doli edhe pse me 10 lojtarë në fushë.

Në minutën e 13’ të takimit, Gueye u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me shuplakë shokun e tij të skuadrës.

Gjithsesi, në minutën e 29. Dewsbury-Hall realizoi një supergol, duke shtangur portierin Lammens.

“Djajtë e Kuq” nuk reaguan siç duhet, duke qëndruar kështu në vendin e 10-të me 18 pikë.

REZULTATI:

MAN. UNITED 0-1 EVERTON

Dewsbury-Hall  29’

Goli i Dewsbury-Hall (Video)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta