Liverpooli në pole-position për shërbimet e mbrojtësit të Anglisë, “Reds”-at nisin planin për ta transferuar që në janar

24/11/2025 16:41

Liverpool po përgatitet t’i japë zgjidhje problemeve të fundit në mbrojtje duke ringjallur pistën e transferimit të Marc Guehi-t në merkaton e janarit.

Sipas Sky Sports France, kampionët në krizë janë “klubi i vetëm realisht i pozicionuar” për të firmosur me mbrojtësin e Anglisë.

Bayern Munich thuhet se ka interes, por nuk po e ndjek marrëveshjen me të njëjtin intensitet si Liverpool. Nga ana tjetër, Guehi mund të bisedojë lirisht me klubet e huaja nga janari dhe të nënshkruajë një para-kontratë për t’u transferuar falas në verë.

Për “The Reds”, çmimi mbetet rreth 35 milionë paund – shifër që Liverpool e kishte pranuar edhe në ditën e fundit të merkatos së verës. Atëherë, klubet kishin arritur marrëveshje dhe lojtarit i ishte dhënë leje për të kryer vizitat mjekësore në Londër, ndërsa një “deal sheet” ishte dorëzuar në Premier League për të përfunduar tratativat pas afatit të orës 19:00. Megjithatë, Crystal Palace vendosi minutën e fundit të mos e shiste.

Nëse Palace pranon të heqë dorë nga kapiteni i vet, ata e kanë identifikuar Ousmane Diomande-n e Sportingut si zëvendësuesin ideal. Mbrojtësi është ndjekur dhe nga Arsenal dhe ka tërhequr vëmendjen në Evropë me paraqitjet e tij.

Kryetari i Palace, Steve Parish, shpjegoi arsyen e bllokimit të transferimit gjatë verës:

“Duhet të bësh atë që është e drejtë për klubin. Vendimi ishte i vështirë, por menduam se do të kishim sezon më të mirë duke mbajtur Marc,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e pozicionit në Premier League dhe pjesëmarrjes historike në Conference League.

Aktualisht Palace renditet në vendin e pestë dhe ka dy fitore në tre ndeshjet e Conference League. Megjithatë, janari mbetet mundësia e fundit që klubi të përfitojë financiarisht nga Guehi, i cili iu bashkua ekipit në 2021 për 18 milionë paund nga Chelsea.

Ndërkohë, Liverpool po kërkon që të forcojë repartin e prapavijës, pasi dysheja Konaté–Van Dijk është vënë nën presion. Konaté vetë është në vitin e fundit të kontratës, ndërsa raportohet se Real Madrid vazhdon të ndjekë situatën e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta