Fati i keq i mbrojtësit kuqezi, do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë gjatë jashtë fushe
Suedezi vendosi të shpenzonte këtë shumë të madhe për të… pasur qetësi shpirtërore, pasi mori kërcënime kundër jetës së tij.
Alexander Isak nuk po kalon ditët më të mira të karrierës së tij futbollistike, pasi ende nuk ka arritur të “nxjerë” në fushë të gjitha ato aftësi që e çuan tek Liverpool për 145 milionë euro nga Newcastle, verën e kaluar. Me 1/3 (pothuajse) të sezonit të kaluar, sulmuesi suedez ka shënuar vetëm një herë dhe ka dhënë një asist në 8 paraqitje për “Reds” në të gjitha garat, duke treguar vështirësi në përshtatje.
Megjithatë, kjo nuk po ndodh vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Sipas një raporti nga The Sun, sulmuesi 26-vjeçar ka marrë kërcënime për jetën e tij, kryesisht për shkak të performancës zhgënjyese me përfaqësuesen suedeze në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku ata përfunduan të fundit në grup, por edhe për shkak të qëndrimit të tij në verë, kur ai ushtroi presion mbi menaxhmentin e Newcastle që të largohej për tek Liverpool.
Kështu, ai mori vendimin për të investuar në integritetin e tij fizik, duke paguar 30,000 stërlina për një qen roje. Bëhet fjalë për një qen Doberman i stërvitur shumë mirë, me Phoenix Dogs që pretendojnë se nuk ka “asgjë më besnike” sesa një qen i kësaj kategorie.
Top Channel