As Inter dhe as Arsenal, Cristian Romero do të luajë në Spanjë, Atletico Madrid gjen marrëveshjen me Tottenham
Qazim Laçi bëhet protagonist për mirë dhe për keq në kampionatin turk të futbollit. Mesfushori i kombëtares shqiptare ishte titullar në fushën e lojës në ndeshjen mes Rizespor dhe Fenerbahce e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 5-2.
Rizespori e nisi në mënyrë perfekte ndeshjen teksa në 15 minutat e para mori avantazhin e dyfishtë. Në minutën e 6 shënoi një njohje e vjetër e Superiores, ish sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue. Më pas në minutën e 15 ishte Laçi që hodhi firmën e tij që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi të cilin Ederson e kishte të pamundur ta ndalte
Por në pjesën e dytë, gjërat ndryshuan totalisht pasi Fenerbahce barazoi 2-2, ndërkohë që Laçi në harkun e pak minutave u ndëshkua me 2 kartona të verdhë që u shndërruan në të kuq duke e lënë skuadrën e tij në inferioritet numerik. Dicka, që u shfrytëzua nga Fenerbahce që më pas mori frerët e lojës në dorë duke shënuar edhe 3 gola të tjerë për të fituar ndeshjen me rezultatin 5-2.
Shiko këtu golin e Laçit
Shiko këtu kartonin e kuq të Laçit
Top Channel