Video/ Chelsea rikthehet me fitore nga pauza e kombëtareve, mund në transfertë Burnleyn, ka minuta edhe për Brojën

22/11/2025 15:29

Chelsea është rikthyer me fitore nga pauza e kombëtareve, duke mundur në transfertë skuadrën e Burnleyt me rezultatin 0-2.

Golat u shënuan nga Pedro Neto në minutën e 37’ dhe nga Enzo Fernandez në fundin e takimit, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës së Marescës dhe duke e ngjitur momentalisht në vendin e dytë.

Në këtë sfidë pati minuta dhe për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili u fut në fushë në minutën e 72’ të takimit, i cili n╒ fund të takimit tentoi me një gjuajtje, por u kontrollua nga portieri Sanchez.

REZULTATI:

BURNLEY 0-2 CHELSEA

Pedro Neto 37’, Enzo Fernandez 88’

Goli i Netos (Video)

Goli i Enzos (Video)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta