Chelsea merr goditjen e radhës, Palmer dëmtohet sërish, kësaj radhe në… shtëpi
Mesfushori i Napolit, Scott McTominay, po tërheq vëmendjen e disa klubeve angleze vetëm një vit pas transferimit në Itali.
McTominay u bashkua me skuadrën e Antonio Contes në verën e vitit 2024 nga Manchester United për 30,5 milionë euro dhe që nga atëherë është bërë një nga lojtarët kyç të mesfushës së Napolit, duke kontribuar ndjeshëm në fitimin e scudettos vitin e kaluar.
Sipas mediave britanike, Arsenal, Tottenham, Everton dhe madje edhe Manchester United kanë shfaqur interes për rikthimin e tij në Premier League. Një burim pranë lojtarit ka thënë:
“Zemra e Scott ende rreh për Premier League. Por duhet gjetur kombinimi i duhur: klubi i duhur, projekti i duhur, roli i duhur. Nuk kërkon një pagë më të lartë, por po ndërton karrierën e tij në mënyrën më të mirë.”
Megjithatë, Napoli nuk ka ndër mend ta shesë lojtarin, duke e konsideruar McTominay pjesë thelbësore të projektit të Contes. Sipas burimeve, klubi italian do të kërkonte të paktën 80 milionë euro për ta lënë të lirë.
Mediat angleze raportojnë se Tottenham ka studiuar mundësinë e rikthimit të mesfushorit që në fund të tetorit, ndërsa së fundmi edhe Everton thuhet se ishte gati për një ofertë surprizë. Megjithatë, situata aktuale tregon se McTominay mbetet një nga pikat kyçe të Napolit, të paktën për momentin.
Top Channel