Ylli i Chelsea-s, Cole Palmer, ka pësuar një lëndim të ri, duke thyer gishti të këmbës në një aksident të pazakontë në shtëpi.

Lajmin e konfirmoi trajneri Enzo Maresca në konferencën për shtyp para ndeshjes së së shtunës ndaj Burnley.

Maresca zbuloi se Palmer nuk do të jetë i disponueshëm për të paktën tri ndeshjet e radhës: Burnley, Barcelona dhe Arsenal.

23-vjeçari anglez luajti për herë të fundit në shtator, duke hyrë si zëvendës në një pjesë të parë të çrregullt kundër Manchester United në Old Trafford. Që atëherë, ai ishte jashtë fushës për shkak të një problemi me ijët.

Trajneri Maresca shprehu frustrimin e tij për këtë lëndim të ri, duke treguar se Palmer ka thyer gishti të majtë të këmbës duke goditur një derë në shtëpi, gjë që do të shtyjë rikthimin e tij në fushë më vonë gjatë muajit.

“Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme, as për Barcelonën dhe as për Arsenalin,” tha Maresca.

 

Ky është një goditje e rëndë për Chelsea-n, e cila mbetet pa një nga lojtarët e saj më premtues në mesfushë sulmuese.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta