Kancelari gjerman ‘i bën dalje’ refugjatëve ukrainas? Merz: Uleni fluksin e mbërritjeve

20/11/2025 12:12

Mbështetja për Kievin vazhdon, por në Gjermani ka një lodhje nga refugjatët ukrainas, e kjo u pa qartë tek thirrja e kancelarit Friedrich Merz që iu bashkua politikanëve të tjerë të CDU/CSU në kërkesën për reduktimin e fluksit të meshkujve të rinj ukrainas në Gjermani.

Merz tha se në një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski disa ditë më parë, ka insistuar “që të rinjtë nga Ukraina të mos vërshojnë më kaq shumë drejt Gjermanisë. “Ata duhet t’i shërbejnë atdheut të tyre, ishte komenti i tij. Ukraina ka nevojë për ta.

Kryeministri bavarez dhe kreu i CSU Markus Söder ishte politikani i parë i lartë që bëri një deklaratë të ngjashme. Në një intervistë me Bild, ai i bëri thirrje BE-së dhe qeverisë gjermane të ushtrojnë presion mbi Kievin në mënyrë që autoritetet atje “të kontrollojnë dhe të ulin ndjeshëm” fluksin e të rinjve. Në fund të gushtit, qeveria në Kiev lejoi edhe të rinjtë e moshës 18 deri në 22 vjeç të largoheshin nga vendi. Në Ukrainë, ata nuk rekrutohen në ushtri, por deri më tani nuk u është lejuar të largohen nga vendi. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, numri i mbërritjeve javore në këtë grup moshë është rritur nga 19 në mesin e gushtit në 1.800 në fund të tetorit. Në total, më shumë se 1.2 milion refugjatë nga Ukraina jetojnë në Gjermani.

Sipas ekspertëve, shqetësimi i kancelarit se të rinjtë, të cilët i nevojiten Ukrainës, po largohen nga vendi, është vetëm njëra anë e medaljes, ndërsa tjetra është se qeveria e Merzit po tenton kufizimin e fluksit të emigracionit, teksa ai vetë po synon të përmbushë premtimet e bëra gjatë fushatës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta