A do të jetë Lamine Yamal trashëgimtar i Messit? Ish-mbrojtësi i Barçës i prerë në përgjigje: Nuk ka krahasim me Leon

20/11/2025 10:55

Tërheqja nga futbolli e mbrojtësit të majtë të Inter Miami, Jordi Alba, është tashmë zyrtare.

Në një intervistë për El Larguero, Alba rrëfeu vendimin e tij dhe planet pas përfundimit të karrierës. Ai tha se ndihet i qetë dhe i kënaqur, duke shtuar se pas tërheqjes do të kthehet në Barcelonë, duke shijuar jetën familjare dhe cilësinë e lartë të jetesës në Spanjë.

Pyetjes nëse do të kthehet në Camp Nou si Messi, Alba përgjigjet me humor: “Jo, Leo është i papërsëritshëm dhe e meriton të ketë çelësat e stadiumit. Unë do ta shijoj në një mënyrë tjetër, duke shkuar të shikoj ndeshjet me familjen.”

Për sa i përket talenteve të rinj, Alba përmend Lamine Yamal, por thekson se nuk mund të krahasohet me Messi: “Ai është një lojtar fantastik, po krahasuar me Leo… nuk ka krahasim. Sipas meje, Leo nuk ka rivalë.”

Jordi Alba përfundoi duke treguar se vendimi për t’u tërhequr ishte i menduar mirë, duke shtuar se edhe pse ende kënaqet të luajë, jeta e përditshme dhe dinamika me shokët e skuadrës kanë ndryshuar që nga koha kur ishte 20-vjeç.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta