Skandali i korrupsionit prej 100 milionë dollarësh në Ukrainë, shkarkohen nga detyra ministri i Energjisë dhe ai i Drejtësisë

19/11/2025 17:05

Parlamenti i Ukrainës shkarkoi këtë të mërkurë ministrat e Energjisë dhe të Drejtësisë, duke thelluar krizën më të madhe politike të kohës së luftës, pas nisjes së një hetimi të gjerë për korrupsion.

Hetimi, që lidhet me një skemë të dyshuar prej 100 milionë dollarësh për kontrollin e kontratave në agjencinë shtetërore bërthamore, ka shkaktuar zemërim publik dhe presion të fortë mbi udhëheqjen ukrainase.

Dy ministrat, German Galushchenko, i cili ka drejtuar dikur sektorin e energjisë dhe ministrja aktuale Svitlana Hrynchuk, kishin dhënë më herët dorëheqjen nën presionin e Presidentit Volodymyr Zelenskiy. Ndërkohë dy ministrat kanë mohuar çdo shkelje.

Lajmi për hetimin ka nxitur opozitën të kërkojë masa më të ashpra, përfshirë një rishikim të plotë të qeverisë.

Sipas autoriteteve përkatëse, çështja përfshin edhe agjenci të tjera shtetërore, ndërsa i dyshuari kryesor mbetet ish-partneri biznesi i presidentit Zelensky.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta