Skandal në futbollin anglez; skualifikojnë ish-avokatin e Cristiano Ronaldos
Në vitin 2012, Manchester City fitoi titullin në Premier League pas një finaleje kampionati për infarkt.
Në javën e fundit, Manchester United ishte përkohësisht kampion i Anglisë pasi e fitoi ndeshjen e tij, por në minutat shtesë, skuadra e Citizens arriti të përmbysë disavantazhin 1-2 ndaj Queen Park Rangers duke e fituar këtë ndeshje 3-2 falë golit mitik të Kun Agueros që ‘cmendi’ të gjithë të pranishmit në Etihad Stadium, një gol që i dhuroi titullin Manchester City që në atë kohë drejtohej nga Roberto Mancini
Por 14 vjet më vonë, arbitri anglez Mike Dean foli për këtë ndeshje duke mbështetur teorinë konspirative për të cilën foli në atë kohë edhe Ëayne Rooney. Në atë kohë Rooney, që ishte sulmuesi i Manchester United tha se futbollistët e QPR e lanë vetë Manchester City që të përmbysnin rezultatin dhe nuk ishte i vetmi që e mendonte kështu.
‘Manchester City barazoi 2-2 dhe QPR thjesht ia ktheu topin skuadrës kundërshtare menjëherë. Ne mbetëm të habitur si për të thënë: ‘Cfarë po ndodh këtu’? Përse e kthyen këtë top kaq shpejt?-tregon Mike Dean në një intervistë në programin ‘The Overlap Fan Debate’- Neil Swarbick, arbitri i katërt tha:’Kini kujder, diçka do ndodhë’.
Por arbitri shkoi edhe më tej.
‘I cuditshëm është fakti që në momentin që QPR mësoi se kishte evituar rënien nga kategoria, Jamie Mackie ishte në fushë duke festuar, ndërsa ndeshja ishte duke u zhvilluar’-tha ai.
Për më tepër në atë përballje, Queen Park Rangers kishte në radhët e tij 3 ish lojtarë të Manchester City; Nedum Onuoha, Wright-Phillips dhe Joey Barton me këtë të fundit që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55 të atij takimi.
Komentet si të Wayne Rooney ashtu dhe të Mike Dean janë vetëm spekulime, por e vërteta është se pas barazimit 2-2 të Manchester City, QPR pasi gjuajti topin nga mesi i fushës ia dhuroi topin menjëherë kundërshtarëve. ‘Daily Mail’ publikoi imazhet e këtij momenti pas golit të barazimit të Dzekos ku dukej mjaft qartë sesi lojtarët e QPR vetëm sa larguan topin.
Top Channel