VIDEO/ Presidenti i SHBA ndez polemika, Trump fyen gazetaren: Rri urtë derrkuce trashaluqe
Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar sërish rëndësinë e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, duke e quajtur atë “jashtëzakonisht kontrovers” dhe duke thënë se ngritja e çështjes gjatë takimit me princin saudit Mohammed bin Salman kishte për qëllim “ta turpëronte mysafirin”.
Gjatë një deklarate në Zyrën Ovale, Trump u pyet lidhur me përgjegjësinë e princit bin Salman për vrasjen e Khashoggit në vitin 2018, një ngjarje për të cilën CIA ka vlerësuar se princi ka qenë urdhëruesi kryesor.
“Po përmendni dikë që ishte shumë kontrovers. Shumë njerëz nuk e pëlqenin atë njeri. Pavarësisht nëse e pëlqeje apo jo, gjëra të tilla ndodhin. Ai (princi) nuk dinte asgjë për këtë dhe le ta lëmë me kaq,” tha Trump.
Ai shtoi se pyetja ishte e papërshtatshme në prani të princit saudit: “Nuk ka nevojë të turpëroni mysafirin tonë me një pyetje të tillë.”
Megjithatë, deklaratat e Trump vijnë në kundërshtim të plotë me vlerësimet e inteligjencës amerikane, e cila ka arritur në përfundimin se Mohammed bin Salman ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në urdhërimin e vrasjes së gazetarit dhe disidentit saudit.
Çështja Khashoggi vijon të jetë një nga pikat më të debatueshme në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite.
Top Channel