Pasi flirtoi dhe më pas e braktisi në muajt e verës duke u frenuar për shkak të moshës dhe kostos së operacionit, Juventus bën prapakthehu dhe në janar po mendon të hidhet në sulm për Granit Xhakën, i cili tashmë është pjesë e Sunderland që në mënyrë surprizë është në vendin e 4-t në Premier League.

Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, Shefi Ekzekutiv i Juventusit, Damien Comolli është i sigurt se Granit Xhaka, tashmë 34 vjec është organizatori i duhur për skemën 4-3-3  që Spalletti po mendon ta përdorë për të rimodeluar Juventusin e tij. Klubi anglez duket se nuk ka ndërmend të bëhet pengesë dhe mund të lejojë transferimin e mesfushorit të përfaqësueses zvicerane për 15 milionë euro.

Kështu Juventus nis të mendojë për korrigjimet pasi e pa që nuk i bëri mirë llogaritë në muajt e verës me idenë se dyshja Locatelli-Thuram do të ishin në gjendje që të mbajnë lojën e skuadrës në të gjitha frontet. Spalletti kërkon një organizator të vërtetë, akoma më mirë nëse ka edhe eksperiencë për të dhënë kontributin e tij në një skuadër relativisht me moshë të re.

Thuram, në idenë e trajnert duket se është i destinuar të bëjë gjysmësulmuesin e krahut, e njëjta gjë edhe për McKennie, ndërsa vendosja e Koopmeiners në mbrojtje duket se do të jetë përfundimtare. Përsa I përket perspektivës, Juventus vazhdon të ndjekë Rodrigo mendosa, 20 vjeçarin e Elche që është skuadrat e moshave të kombëtares së Spanjës. Kontrata e ‘Pedrit të ri’ me klubin iberik është deri në 2028, por ka një klauzolë të zgjidhjes së saj për vetëm 20 milionë euro. Nuk janë pak për një lojtar 20 vjecar, por që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane mes të cilave Manchester City dhe Real Madrid.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta