Bota e artit në zi, ndërrojnë jetë në moshën 89-vjeçare ikonat e skenës italiane, binjaket Kessler
Lawrence “Larry” Summers, ish-Sekretar i Thesarit të SHBA-së nën Presidentin Bill Clinton dhe më pas president i Universitetit të Harvardit në vitet 2000, njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga jeta publike, pasi dolën në dritë emailet e tij me Jeffrey Epstein, financierin amerikan që u burgos për abuzim seksual ndaj vajzave nën moshë.
“Unë marr përgjegjësi të plotë për vendimin e pamatur që mora për të vazhduar komunikimin me Jeffrey Epstein”, tha Larry Summers në një deklaratë.
“Ndërsa do të vazhdoj të përmbush detyrimet e mia si edukator, do të tërhiqem nga angazhimet e mia për paraqitje publike si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të rivendosur besimin dhe për të riparuar marrëdhëniet e mia me ata që janë afër meje”, tha ai.
Top Channel