Video tronditëse e një stuhie “ferri” në Buenos Aires, retë e zeza mbuluan të gjithë qytetin Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen iu drejtua përmes një video-mesazhi forumit të KE-së për zgjerimin, ku përcolli bindjen se procesi i anëtarësimit të vendeve të reja në Bashkimin Europian është në rrugë të drejtë.
“Në kohë pasigurie gjeopolitike, zgjerimi është më shumë se një opsion për paqe. Ai është investim për sigurinë dhe lirinë tonë kolektive, sepse historia na ka mësuar se kur Europa qëndron e bashkuar, është më e forte”, tha Leyen.
Von der Leyen kujtoi edhe një herë në fjalën e saj vizitat e kryera gjatë këtij viti në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë e Moldavi e tha se ato i dhanë shpresë se qëllimi për anëtarësim në BE mbetet i fortë.
“Secili prej atyre udhëtimeve më mbushi me optimizëm. Pashë shpresën e qytetarëve, të shoqërisë civile dhe të bizneseve për një të ardhme europiane”, tha Leyen.
Zyrtarja e lartë europiane, edhe pse vazhdoi t`i mëshonte nevojës për reforma, u kujdes të theksonte për publikun e gjerë avantazhet e anëtarësimit, duke e ilustruar me rezultate të prekshme pohimin e saj. Vala e fundit e zgjerimit, u shpreh kryetarja e KE-së solli dyfishim të standarteve të jetesës, papunësia pothuajse u përgjysmua, jetëgjatësia u rrit mesatarisht për katër vjet dhe u krijuan gjashtë milionë vende të reja pune.” Sipas saj, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me vendet që pritet të anëtarësohen në fazën e ardhshme, ndërsa i mëshoi faktit se BE-ja që tani po sjell përfitime konkrete, përmes planeve të reja të rritjes dhe integrimit gradual.
Top Channel