Gjenerali i NATO-s: Gjermania urgjentisht të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve hibride
Sipas Moskovsky Komsomolets, objektivi i një atentati të dështuar thuhet se ishte Sergei Shoigu, ish-ministri rus i Mbrojtjes.
Agjencia ruse e inteligjencës FSB (pasardhëse e KGB-së) kishte njoftuar më parë se një “zyrtar i lartë” ishte shënjestruar ndërsa vizitonte varrin e një anëtari të familjes në varrezat Troyekurovskoye në Moskë, pa zbuluar identitetin e tij. FSB pretendoi se agjentët e saj kishin zbuluar një pajisje shpërthyese me një kamera të fshehur, në një vazo me lule pranë varrit, duke deklaruar se ajo ishte përdorur për të monitoruar lëvizjet e zyrtarit të lartë.
Gazeta Moskovsky Komsomolets, pa specifikuar burimet e saj, raportoi të hënën vonë se objektivi i supozuar i komplotit të dështuar të vrasjes ishte ish-ministri i mbrojtjes i vendit dhe sekretari aktual i Këshillit të Sigurisë.
Deputeti i lartë i Dumës Shtetërore Andrei Kolesnik pretendoi se komploti i supozuar kundër Shoigut ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të destabilizuar Rusinë. “Qëllimi i tyre ishte të mbjellin panik”, tha Kolesnik.
Sipas gazetës ruse, zyrtarët e FSB-së ende nuk kanë komentuar mbi raportin e saj. Në deklaratën e saj, FSB-ja pretendoi se shërbimet e inteligjencës ukrainase rekrutuan një çift rus, një emigrant të paligjshëm nga Azia Qendrore dhe një banor të Kievit me emrin Dzhalolindin Shamsov, për të vrarë Shoigun. Çifti rus dhe banori i Azisë Qendrore u arrestuan, tha agjencia, por nuk ishte e qartë se me çfarë akuzash përballeshin.
Mediat shtetërore publikuan një video të FSB-së që tregonte gruan ruse të arrestuar duke rrëfyer se i ishte premtuar drogë në këmbim të vendosjes së kamerës në vazon e fshehur në varrin në varrezave Troyekurovskoye. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse gruaja, emri dhe mosha e së cilës nuk u zbuluan, kishte pranuar fajin nën presion. FSB tha se kishte lëshuar një urdhër arresti për Shamsov me akuzat për trafikim të paligjshëm armësh, që dyshohet se lidhet me një vrasje të vitit 2021 në republikën e Bashkortostanit.
Top Channel