Sondazhi i ACP/Ipsos: Pesimizmi, çështja që po bashkon amerikanët në kohë polarizimi
Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 23:04, në zonën detare pranë ishullit Skyros në Greqi.
sipas Institutit Gjeodinamik, i cili publikoi të dhënat e para mbi lëkundjen, bëhet fjalë për një tërmet me intensitet të moderuar, por të ndier në një rreze të gjerë. Sipas matjeve paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 29 kilometra në det të hapur, në verilindje të Skyros, ndërsa zona më e afërt bregdetare ishte ajo e Kymit, në një distancë prej rreth 40 kilometrash.
Edhe pse epiqendra ishte në det, lëkundja u ndjw nga banorët e Atikës, të cilët raportuan dridhje të lehta, kryesisht në zonat lindore dhe në qendrën e Athinës.

Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo probleme me infrastrukturën. Njësitë vendore të mbrojtjes civile, megjithatë, vijojnë të monitorojnë situatën dhe mbajnë kontakt me zonat më të afërta me epiqendrën.
Ekspertët rikujtojnë se rajoni i Egjeut është një nga zonat më aktive sizmike në Greqi, ndaj lëkundje të tilla konsiderohen pjesë e aktivitetit të zakonshëm sizmik të zonës.
“Nuk ka arsye për shqetësim. Zona e Egjeut Verior jep të tillë tërmete. Sizmologët po e monitorojnë fenomenin dhe shfaqen të qetë sa i përket veprimtarisë sizmike .”- ka deklaruar Prof. Efthymios Lekkas një nga sizmologët dhe shkencëtarët më të njohur në Greqi — njëkohësisht kryetar i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmetet .
Top Channel