‘Goditi’ Italinë, Strand Larsen, lojtari që Milani mund ta merrte për 200 mijë euro por që tani vlen 50 milionë
Futbolli anglez merr një goditje të fortë. Drejtësia britanike mbyll një prej cështjeve më të rëndësishme të dekadës së fundit pasi shpalli fajtor Chris Farnell, një prej avokatëve më të famshëm në Angli, me klientë të kalibrit Cristiano Ronaldo apo aktualisht Moises Caicedo.
Sipas hetimeve të vetë Autoritetit Rregullator të Avokatëve, Farnell përballej me një akuzë për praktika të gabuara dhe thyerje të kodit të sjelljes. Farnell ishte në proces prej rreth 1 viti dhe mbi të u ngritën disa akuza pas disa muajsh hetime. U përcaktua se Farnell nuk i plotësonte kriteret për të asistuar klientët e tij, duke përdorur një modus operandi(mënyrë veprimi) për të kaluar mbi ligjin apo për të ecur në terren pa juridiksion.
Shembulli më i qartë është gjykimi i Agjencisë së të Ardhurave kundër Cristiano Ronaldos në 2017, ku vetë avokati dhe Manchester United i rekomanduan krijimin e kompanisë ‘Tollin’ për të lehtësuar nivelin e taksave, me futbollistin që në fund u sanksionua
Por kush është Chris Farnell?
Farnell ka qenë një nga avokatët në emblematikë në Angli që në fillim të viteve 2000. Ai ka pasur si klientë emra të tillë si Cristiano Ronaldo(në etapën e tij të parë te Manchester United), Eric Bailly apo boksierin Tyson Fury. Për më tepër ka qenë drejtues te klubi i Wigan në periudhën mars-qershor 2013. Studio e tij IPS Law është përmendur për tentativën e klubeve të tillë si Leeds United, Burnley apo Swansea
Kohët e fundit, avokati mori përsipër karrierën e Moised Caicedo, yllin e Chelsea dhe kombëtares ekuadoriane
Top Channel