Ndërsa Italia aktuale ende nuk e di nëse do të shkojë në Botërorin 2026 apo do të mbetet jashtë kompeticioni për të tretën herë radhazi, marco Materazzi bashkë me Francesco Tottin bëjnë retrospektivë dhe të kujtojnë Botërorin e vitit 2006, kur Të Kaltrit fituan titullin e katërt në historinë e tyre.

Ish mbrojtësi i Interit në një intervistë dyshe në Bettson.sport  kujtoi një episode që ndryshoi rrugëtimin e Italisë në atë Botëror, por edhe karrierën e vetë Materazzit.

‘Duhet të falenderoj Tottin, nëse nuk do shënonte golin kundër Australisë me penallti, nuk do të kisha mundur të kthehesha në Itali-tha Materazzi me buzëqeshje, me mbrojtësin që në atë sfidë ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe që në momentin e penalltisë ishte në sallën e antidopingut-sepse më pas do të hyje në short për përcaktimiun e atyre që do të bënin kontrollin. Kur ishte penalltia, kërceva nga krevati i sallës. Nuk prita fundin e shortit dhe shkova për ta pritur në dhomat e zhveshjes’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta